Ankimimet për 25 prillin, Kristaq Kume: Marrja e provave nga institucionet do shtonte besimin te procesi
Për ish-kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, përballë pretendimeve të opozitës, marrja e provave të reja nga institucionet do t’u shërbente qytetarëve për të rritur besimin te procesi zgjedhor. Kume u shpreh se kërkesën për prova të reja mund ta plotësojë edhe Kolegji Zgjedhor, por theksoi se me rëndësi është që të shfrytëzohet mirë koha dhe hapësira institucionale.
“Të kërkosh që të verifikohet, të gjendet prova për një fakt që ti mendon se ka ndodhur si i tillë, kjo nuk do të thotë se ata nuk e kërkojnë provën, të japin të drejtë ty, nuk është kështu, për mua e rëndësishme është që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë sepse ka kohë ende që këto prova të merren përmes institucioneve, por se sa ato më pas do të mund të sjellin shpalljen e pavlefshme ose jo, kjo është tjetër gjë,” – tha Kume duke këmbëngulur se për opozitën vendimmarrja për sa i përket qasjes për zgjedhjet duhet që të bazohet në një përfundim institucional.
Ditën e hënë KAS hapi 24 kutitë e materialeve zgjedhore të qarkut Berat, prej së cilave disa prej tyre rezultuan me mangësi dokumentesh. Kume tha se më tepër rëndësi për procesin ka që të identifikohen problematikat si fillim dhe më pas të mbahet qëndrim. Ai tha se shqyrtimi i materialeve zgjedhore është e pamjaftueshme dhe hetimi i ankimimit të opozitës duhet të kalojë edhe me ballafaqimin me kutitë e fletëve të votimit.
“Është e pamjaftueshme të merret një vendim vetëm me kutitë e materialeve zgjedhore,” – tha Kume duke theksuar se për rastet e Gjirokastrës apo dhe Elbasanit hetimet për votime të shumëfishta duhen vijuar me kallëzime penale.
Për sa i përket rivotimit, ish-kryetari i KQZ-së u shpreh se për Elbasanin do të duhej më tepër se sa kaq për ta shpallur rezultatin e pavlefshëm. Për Kumen vendosja e teknologjisë rezultoi se nuk u përdor si duhet për të parandaluar rastet e votimit të shumëfishtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.