Sulmuesi Rodrygo larg Real Madrid, 3 skuadra angleze e kërkojnë

11 Gusht 2025 | 16:51

Braziliani Rodrygo e sheh veten gjithnjë e më larg Realit të Madridit, ndërsa largimi i tij pritet të bëhet këtë verë, ndërsa interesi për ta transferuar ka qenë i lartë. 3 gjigantët e Premier League Arsenal, Liverpool dhe Manchester City janë duke vëzhguar nga afër situatën e futbollistit, ndërsa pritet që të ndërhyjnë seriozisht për ti bërë një ofertë zyrtare.

Kampionat në fuqi të Anglisë, në rast se nuk arrijnë dot akordin me Newcastle për Isak, atëherë zgjedhja e tyre do të jetë Rodrygo, si një alternativë e mirë në sulm. Në anën tjetër, the cityzens po ashtu kanë qenë në survejim të Rodrygo, por për ta afruar atë fillimisht duhet të ketë largime. Grealish dhe Savinho pritet që të largohen ose të paktën njëri prej tyre, për ti hapur rrugë afrimit të lojtarit madrilen.

Arsenal duket i kompletuar me afrimin e Gyokeres, por gjithsesi Arteta do ta dëshironte në skuadër edhe 24-vjecarin, me shpresën se do ta ulte ndopak vlerën e kartonit të tij. Megjithatë spanjolli preferon dhe sulmuesin Eze të Crystal Palace, por më parë do të duhej të shiteshin Martinelli dhe Trossard. Sa i përket Rodrygo, ai nuk është në planet e teknikut Alonso, me këtë të fundit që po projekton formacionin titullar për sezonin e ri, e natyrisht braziliani nuk është pjesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026