Masakra me kuajt në Llogara, juristi: Akt barbar, duhet të ketë dënim më të rëndë

11 Gusht 2025 | 17:37

Një tufë me kuaj u qëllua me armë gjahu në malin e Llogarasë pak ditë më parë. Kjo masakër ngjalli indinjatën e opinionit publik.

Por cili është qëndrimi i qytetarëve për këtë ngjarje?

më kafshë se kafshët janë disa njerëz me dy këmbë që tregohen më kafshë se kafshët me 4 këmbë”, shprehet një qytetar.

“Kafsha duhet të mbrohet, kafsha është si njëri, vetëm që nuk ka gojë të flasë”, shprehet një tjetër.

Për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve, sipas ligjit parashikohet gjobë e deri me dënimin me burg.

“Ligji aktual parashikon dënime deri disa muaj ose dhe me gjobë”, thotë juristi Edvis Gorishti.

Juristët kërkojnë ashpërsim të ligjit dhe një gjë e tillë parashikohet edhe në draftin e kodit të ri penal.

“Vihet re një ndryshim iu lehtë në kodin e ri penal, parashikohet një dënim deri në 3 vjet, nëse ngordh kafsha dënimi shtohet me 50 për qind. Është një akt shumë barabar, s’e kisha dëgjuar ndonjëherë, duhet të parashikohet një dënim më i rëndë ndaj rasteve të tilla”, shprehet juristi.

Për këtë ngjarje policia nisi hetimin për një 55-vjeçar, si autori i dyshuar që qëlloi ndaj 22 kuajve. Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e gjahut, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të faktuar pretendimit e pronarit të kuajve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026