Macron: Plani i Izraelit për Gazën është një katastrofë që pritet të ndodhë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi të hënën ashpër planet e Izraelit për të përshpejtuar operacionin e tij ushtarak në Gaza, duke e quajtur “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe propozoi një koalicion ndërkombëtar nën mandatin e Kombeve të Bashkuara për të stabilizuar Gazën.
Javën e kaluar, kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një plan për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, një veprim që zgjeron operacionet e tij ushtarake në territorin e shkatërruar palestinez dhe shkaktoi kritika të forta brenda dhe jashtë vendit.
“Njoftimi i kabinetit izraelit për zgjerimin e operacioneve të tij në qytetin e Gazës dhe kampet Maëasi, dhe për një ripushtim, paralajmëron një katastrofë me gravitet të paparë që pritet të ndodhë dhe një lëvizje drejt një lufte të pafundme”, ka thënë Macroni, në komentet e dërguara nga zyra e tij për gazetarët.
“Pengjet izraelitë dhe populli i Gazës do të vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të kësaj strategjie”, shtoi Macron.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal