VIDEO/ Banorja me lot në sy përplaset me policinë: Erdhët me vonesë, mu dogj shtëpia

12 Gusht 2025 | 18:31

Zjarre të shumta kanë përfshirë një pjesë të madhe të disa fshatrave në Shqipëri. Situata më kritike është rregjistruar në zonën e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe shqetësim të thellë tek banorët.

Reagimi i vonuar i autoriteteve dhe mungesa e emergjencës kanë shtuar indinjatën dhe revoltën e komunitetit të prekur në zonën e Gramshit, ku disa familje janë përplasur me policinë. Pasditen e kësaj të marte disa banorë të fshatit Harunas janë përplasur me uniformat.

Një nga banorët rrëfen për mediat se reagimi policisë ka qenë tepër i vonuar:

“Që dje atje lart ka qenë flaka. Policia ka ardhur sot në orën 9:00 të mëngjesit. Kush del nga bashkia jonë, kanë ardhur kot sot, ata erdhën pasi u përvëluam. A jam dëmtuar? Kam punuar gjithë jetën për atë shtëpi dhe ika se u përvëluam. Përse nuk erdhën dje avionët, erdhën sot. Tetë avionë mbushën një kovë me ujë dhe ikën. E di sa janë djegur atje në fshatin tonë? Janë djegur gjithë ata që kanë punuar një jetë të tërë.”

Një tjetër banor i zonës tregon se distanca nga rruga kryesore deri te shtëpitë ishte e vogël dhe megjithatë ndihma nuk mbërriti në kohë:

“Nuk ishin as 50 metra larg dhe nuk erdhën. Ishin vetëm 4 familje. Atje është një familje akoma. 50 metra ishin nga rruga dhe nuk u mbrojtën.”

Ndërkohë, një tjetër dëshmi e një banori tregon dëmet ekonomike të shkaktuara dhe faktin që banorët janë detyruar të largohen të vetëm, pa ndihmë nga askush:

“U largova vetë, se s’kemi ujë. E kam motër atë gruan që foli dhe banesa ime është djegur komplet. 100 milionë lek shtëpi është dëmtuar. Kam dhe bagëti, edhe i lamë mbyllur atje. Unë do shkoj të fle atje. Janë djegur 100 milionë lekë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026