Zjarret në Mal të Zi, një ushtar humb jetën në luftë me flakët
Një ushtar në Malin e Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për të shuar zjarret në rajonin Kuça, afër Podgoricës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, sipas të cilës, ushtria në bashkëpunim me autoritetet e tjera përkatëse ka nisur hetimet mbi incidentin.
Aktualisht forcat e armatosura janë të angazhuara për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën rreth kryeqytetit malazez dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit.
Flakët përreth Podgoricës kanë djegur disa shtëpi dhe prona, ndërkohë që shumë banorë janë evakuuar.
Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti për Shëndetin Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin daljen në ambientet e jashtme.
Aktualisht në Malin e Zi është aktivizuar alarmi i kuq për shkak të situatës së rëndë, me flakët që favorizohen edhe nga erërat e forta.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’