Donnarumma nuk është në listën e PSG për finalen, pritet të largohet
Portieri Italian Donaruma nuk është përfshirë në listën e PSG-së për finalen e superkupës ndaj Totenhem. 26-vjeçari do të largohet drejt Premier Ligës angleze.
Krisja e marrëdhënieve mes PSG-së dhe portierit Donnarumma i habiti të gjithë, por sidomos veprimi i fundit i kampionëve në fuqi të Evropës, të cilët e kanë fshirë totalisht emrin e gardianit shtatlartë. Skuadra franceze publikoi më herët listën e futbollsitëve të grumbulluar për finalen e Superkupës së Evropës, ku ajo cka binte menjëherë në sy ishte mungesa e 26-vjecarit, si për ti treguar që koha në Francë ka përfunduar.
Sipas mediave pariziene, paga e lojtarit është shumë e lartë, që përllogaritet rreth 12.5 milionë euro dhe ky i fundit nuk ka pranuar një ulje të saj. Duke qenë se mes palëve nuk u gjet gjuha e përbashkët, atëherë Donnarumma do të largohet. Aktualisht janë disa skuadra që dëshirojnë ta transferojnë. Synimi i tij është Premier League aty ku për italianin është një garë e fortë mes Man United dhe Chelsea.
Djajtë e kuq gjithmonë kanë shfaqur probleme në portë në sezonet e fundit, sidomos pas nënshkrimit me Onanën, në anën tjetër, dicka më mirë te Chelsea, por që kur bëhet fjalë për një emër si Donnarumma, një ndër portierët më të mirë në botë, gjithcka ndryshon. Galatasaray po ashtu ishte ekipi i parë që i bëri një ofertë zyrtare Donnarummës, madje u raportua që ishte pëlqyer nga italiani, por pak gjasa ka që ta pranojë.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin