“Po mendoja për fëmijët…”, banorët flasin për zjarret në Gramsh, 200 të evakuuar
Vijon të jetë kritike situata në fshatrat e Gramshit si pasojë e zjarrit. Të paktën 10 fshatra janë prekur masivisht nga zjarri i cili nisi nga fshati Kullollas e më pas u përhap me shpejtësi në zonat fqinje.
Rreth 200 persona u evakuuan për ti shpëtuar rrezikut ndërsa 40 prej tyre u vendosën në konviktin e Shkollës së Mesme.
Këta të fundit flasin për orët e tmerrit dhe përballjen me zjarrin. Shprehen me shqetësim për çfarë kanë lënë pas. Me lot në sy thonë se bagëtinë nuk mundën dot ta shpëtonin. Të mbetur në qiell të hapur kërkojnë ndihmë nga instancat shtetërore.
“Jam nga fshati Skënderbegas, mua më janë djegur 6 kasolle, një ndër to është një kasolle e deleve që kisha 10 kokë, kisha lopë me viçin që priste për të pjellë, dy gomarë ngarkese, të cilat janë shkrumbuar të gjitha. Banesa nuk është djegur por ka rënë një pemë në themel dhe ka rrezik për zjarr edhe aty. Sot kërkojmë ndihmë nga shteti, të na ndihmojnë. Jemi dy pleq të sëmurë. Kisha tensionin 20 sot. Unë tërhiqja burrin, burrin mua, hajde të ikim i thosha, mos të rrimë më këtu se na erdhi flaka”, tha e moshuara.
Një tjetër zonjë, nënë me fëmijë ndan shqetësimin që t’u jepet e një shtëpi nga shteti dhe shprehet se e kanë përjetuar jo lehtë ndodhinë e flakëve.
“Ne e përjetuam shumë keq. Të na ndihmojë shteti sepse shtëpinë tonë e kishim me qera dhe nuk e di nëse është djegur apo jo. Në atë moment mendova për jetën e fëmijëve dhe familjen se shtëpia dhe rregullohet. Zjarri ra në moment. Pylli ishte me pisha dhe mori flakë direkt. Më pas era i përcillte flakët në disa anë. Autoritetet kanë ndërhyrë me vonesë. Ishte e nevojshme për shumë ujë se zjarri ishte vende-vende”, u shpreh banorja e fshatit.
Në terren, që prej mbrëmjes së djeshme janë angazhuar në terren mbi 80 efektivë, zjarrëfikësja e Elbasanit dhe ajo e Gramshit. Sipas burimeve, në zonë kanë ndihmuar mbi 300 vullnetarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta