Gjatë ditëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë alarmante për shkak të vatrave të zjarreve të krijuara në disa qarqe të vendit. Terrenet e vështira malore, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke vënë në rrezik jo vetëm sipërfaqe të mëdha pyjore dhe zonave të mbrojtura, por edhe banesa dhe jetën e qytetarëve.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një pasqyrim të situatës në vend duke theksuar se falë angazhimit maksimal të qindra forcave zjarrfikëse, efektivëve të Forcave të Armatosura, strukturave vendore dhe mbështetjes ajrore nga partnerët ndërkombëtarë, situata paraqitet më e stabilizuar.
Në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive.
Aktualisht po punohet me intensitet në këto vatra: