Sulmet ruse vrasin 8 persona dhe plagosin 18 të tjerë në Ukrainë gjatë natës
Sulmet ruse vranë të paktën tetë persona dhe plagosën 18 të tjerë, përfshirë fëmijë, në disa zona të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, raportuan zyrtarët vendas të enjten.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia lëshoi mbi 45 dronë të tipit Shahed, së bashku me mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa gjatë natës. Prej tyre, 24 dronë u rrëzuan, ndërsa sulme u regjistruan në të paktën 12 zona të ndryshme.
Në oblastin e Khersonit, guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin konfirmoi se katër persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën pas bombardimeve që goditën zonat e banimit dhe infrastrukturën civile.
Në Donetsk u raportuan tre viktima të tjera, ndërsa një person humbi jetën në Kharkiv. Ndërkohë, një tjetër valë bombardimesh në rajonin e Sumy-t plagosi shtatë civilë, përfshirë një fëmijë shtatëvjeçar. Administrata rajonale e Sumy-t raportoi se disa komunitete u goditën nga granatimet dhe sulmet me dronë, duke shkaktuar dëme në shtëpi, ndërtesa dhe infrastrukturë.
Në anën tjetër të kufirit, autoritetet ukrainase raportuan se dronët e tyre goditën një rafineri të kompanisë Lukoil në qytetin rus të Volgogradit. Zjarri që shpërtheu u përshkrua si i rrezikshëm, por sipas njoftimit të guvernatorit rajonal të Volgogradit, nuk ka pasur viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)