“Pres me padurim një takim”, Trump zhvillon një telefonatë me Lukashenkon
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, zhvilluan një bisedë telefonike këtë të premte, vetëm disa orë para takimit të udhëheqësit amerikan me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas raportimeve të medias, biseda përfundoi rreth 10 minuta më parë.
Donald Trump e konfirmoi telefonatën në rrjetet sociale. “Pata një bisedë shumë të këndshme me Presidentin e respektuar të Bjellorusisë”, shkroi ai në Truth Social.
“Qëllimi i telefonatës ishte ta falënderoja për lirimin e 16 të burgosurve. Po diskutojmë gjithashtu lirimin e 1,300 të burgosurve të tjerë”, shtoi ai.
Trump e përshkroi bisedën si “shumë të frytshme”. “Diskutuam një sërë temash, përfshirë vizitën e Presidentit Putin në Alaska. Pres me padurim të takohem me Presidentin Lukashenko në të ardhmen”, përfundoi ai.
Putin dhe Trump do të takohen këtë të premte në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska. Tema qendrore e diskutimit do të jetë zgjidhja e konfliktit ukrainas dhe eksplorimi i opsioneve për paqe afatgjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama