Cikloni godet Indinë, shirat e dendura dhe erërat e forta shkaktojnë viktima dhe dëme
Erëra të forta dhe shira të dendura kanë përfshirë perëndimin e Indisë. Me erëra që kanë fryrë deri në 160 kilometra në orë, cikloni “Tauktae” përshkoi vijën bregdetare, për fat të mirë duke shmangur për pak qytetin e Mumbait.
Departamenti Meteorologjik i Indisë njoftoi se “stuhia jashtëzakonisht e ashpër e ciklonit” kishte filluar të zbarkonte në shtetin Gujarat. U deshën disa orë që cikloni të arrinte bregun. Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 200 mijë janë evakuuar.
‘Tauktae’ është cikloni më i fortë që godet rajonin perëndimor të Indisë në më shumë se dy dekada.
Marina indiane ka dërguar tri anije luftarake në përpjekje për të shpëtuar disa qindra persona të bllokuar në dy anije tregtare.
Cikloni vjen në një kohë kur vala e COVID-19 ka përfshirë Indinë, duke mbushur me të sëmurë spitalet e vendit.
Dëmet nga stuhia mund të shkatërrojnë rrugët dhe të ndërpresin furnizimin me vaksina dhe pajisje mjekësore të nevojshme për pacientët e infektuar me virus.
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus