Trump: Samit i shkëlqyer me Putin, një marrëveshje paqeje është zgjidhja më e mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e vlerësoi takimin në Alaskë me presidentin rus, Vladimir Putin, si jashtëzakonisht të suksesshëm.
Ai deklaroi gjithashtu në rrjetin social “Truth Social” se biseda telefonike pasuese me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyi dhe udhëheqësit evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, ishte gjithashtu e suksesshme.
“Të gjithë vendosën se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet drejtpërdrejt në një marrëveshje paqeje, e cila do t’i jepte fund luftës, jo vetëm një armëpushim”, tha ai.
Ai tha gjithashtu se Zelensky do të vijë në Uashington të hënën pasdite.
“Nëse gjithçka shkon mirë, do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, miliona jetë njerëzore do të shpëtohen”, tha Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid