Eksperti i tregut imobiliar: Çmimet afër me tregun real, por shitësit presin janarin
Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një situatë të pazakontë. Çmimet e referencës janë tashmë afër atyre të tregut real, por shumica e pronarëve po presin janarin për të kryer shitjet. Ekspertët thonë se kjo “ngrirje” e tregut lidhet me vendimin për rivlerësimin e pronave me 5%, të miratuar në korrik, që do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.
“Në vetvete çmimet e referencës i janë afruar çmimeve të tregut real, gjë që është pozitive sa i përket tregut. Kjo tregon që do rritet numri i parave të deklaruara. Ajo që ndikon në këto momente është spekulimi i vlerësimit 5% që është dhënë në muajin korrik, ndërkohë që do fillojë në janar dhe shumë njerëz për këto 5 muaj stepen dhe presin janarin të rivlerësojnë shpinë dhe ta shesin”, tha Florian Tahiri, përfaqësues i tregut imobiliar.
Shtetas të huaj, kryesisht nga Çekia, Polonia, Italia dhe Hungaria, vazhdojnë të tregojnë interes për qytetin, sidomos për ndërtimet e reja në Golem, Malin e Robit dhe Qerret.
“Vazhdon tregu jonë kryesisht me shtetasit e huaj, të cilët kanë interes për qytetin e Durrësit”, shtoi Tahiri.
Gjithashtu, ndërtimi i kullave të para që pritet t’i shtohen qytetit shihet si një zgjidhje për momentin. Por ekspertët paralajmërojnë se një rritje e pakontrolluar mund të kthehet në problem për tregun.
“Qyteti nuk ka ofertë, pra shpia në shitje, ndaj mendoj se kullat e para do jenë pozitive pasi do përmbushin atë lloj kërkese që sot ka tregu. Pra, për njerëzit që duan të blejnë, kanë mundësi financiare por nuk kanë ku të blejnë. Pra, në këtë moment ka kërkesë dhe do i plotësojnë kërkesat e tregut. Nëse numri i kullave do jetë në rritje, ajo do përbëjë problem”, përfundoi eksperti.
Pavarësisht rritjes së çmimeve dhe ndërtimit të kullave të reja, tregu i Durrësit mbetet i brishtë dhe i varur nga vendimet e pronarëve. Janari pritet të vendosë drejtimin e tregut për vitin që vjen, ndërsa deri atëherë, blerësit dhe shitësit mbeten në pritje.
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore