Njihuni me Shaban Penxho, lojtarin e një sporti aspak të zakonshëm për Shqipërinë siç është regbi
Aktivitetet sportive janë një pjesë e rëndësishme për një pjesë të të rinjve. E njëjta gjë ndodh edhe me 24-vjeçarin Shaban Penxho, i cili prej pesë vitesh është një lojtari regbi, një sport jo shumë i njohur në Shqipëri.
“Për herë të pare me sportin e regbi jam njohur në rrjetet sociale dhe deri në ato momente kisha parë ndeshje regbi në televizion dhe në internet, por nuk e dija që ekzistonte dhe një ekip regbi në Shqipëri. Në momentin e parë që mora vesh që ekzistonte një ekip i tillë në Shqipëri pa hezituar u bëra direkt pjesë e ekipit dhe që atëhere jam lojtar regbi për ekipin e Tiranës”,- thotë lojtari i regbi Shaban Penxho për GenZ në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Si çdo sport tjetër edhe regbi ka specifikat e veta që dikush të bëhet pjesë e tij. Shaban tregon disa nga këto specifika për “Gen Z” në Euronews Albania.
“Një lojtar regbi-e duhet të ketë shumë specifika së bashku, që të jetë pjesë e këtij sporti. Duhet të jetë një lojtar shumë i përgatitur fizikisht, psikologjikisht, duhet të jetë atletikisht shumë i përgatitur, të ketë rezistencë shumë të madhe. Unë kam punuar shumë për të arritur në rezultatet që kam sot, pasi të duhet shumë punë për të arritur nivele të larta”,- u shpreh Shabani për Euronews Albania.
Ai tregon se në fillim familjarët nuk kanë qenë dakord për shkak të agresiviteti që ka ky sport, por tani janë fans të tij. Shabani foli pak edhe për arritjet e tij në sportin e regbi.
“Në fillim miqtë dhe familjarët e mi nuk kanë qenë shumë dakord për shkak të agresivitetit që ka ky sporti, por me kalimin e kohës panë vendosmërinë time dhe më kanë mbështetur. Pika ime me e lartë e karrierës është titulli kapiten i Tiranës, që kam momentalisht dhe pjesëmarrja në ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare që është zhvilluar ndonjëherë në këto lloj sporti kundër një ekipi nga Anglia”,- e mbylli fjalën e tij Penxho.
Këtë sport kaq të rrallë duket se e njeh edhe sipërmarrësi i suksesshëm Arbër Çepani, i cili ka dëgjuar për këtë falë miqve të tij.
“Me thënë të drejtën nuk është se kam luajtur ndonjëherë, por kam disa miq që më kanë bërë kuriozë pasi është një sport shumë i veçantë për Shqipërinë që ne e kemi parë vetëm në filma”,- tha për GenZ sipërmarrësi Arbër Çepani.
Të dy çunat në fund të emisionit bien dakord se të rinjtë duhet të merren me sport dhe pikërisht këtë mesazh duan që të përcjellin nëpërmjet emisionit Gen Z.
“Kemi nevojë që të rinjtë të merren me sport për një mijë arsye. Ta mbajmë mendjen e shëndetshme, trupin e shëndetshëm dhe unë vetë prandaj po merrem me palestër”,- shprehet Arbri, teksa Shabani theksoi se sportit të zhvillon jo vetëm mendërisht, por edhe psikologjikisht.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë