Zjarr në Parkun Natyror të Gërmenjit, mbi 40 zjarrfikëse në terren

17 Gusht 2025 | 10:40

Pas disa ditësh përpjekjesh intensive për të frenuar përhapjen e zjarrit, vatrat e flakëve kanë hyrë në Parkun Natyror të Mbrojtur të Gërmenjit, duke rrezikuar biodiversitetin dhe ekosistemet e mbrojtura të zonës.

Më shumë se 40 forca të shërbimit zjarrfikës, të Parkut Kombëtar, si dhe të Ushtrisë shqiptare, kanë punuar pa pushim për të penguar depërtimin e zjarrit në brendësi të parkut.

Megjithatë, terreni i thyer malor dhe prania e predhave të shumta të mbetura nga periudha e Luftës së Dytë Botërore e kanë bërë të vështirë shuarjen e flakëve. Situata është përkeqësuar edhe për shkak të mungesës së mbështetjes ajrore nga pala greke, e cila ka ndërhyrë vetëm në territorin e saj, pa u përgjigjur ende kërkesave të vazhdueshme për bashkëpunim nga institucionet shqiptare.

Nga dita e sotme bëjnë me dije burime zyrtare pranë prefekturës së Korçës, do të shtohet numri i forcave dhe mjeteve për të hapur brezare brenda zonës së mbrojtur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026