Putin kërkon një “Bjellorusi në Detin e Zi”, çfarë dihet nga negociatat SHBA-Rusi

18 Gusht 2025 | 14:36

Presidenti rus, Vladimir Putin, duket se nuk është lëkundur nga qasja e tij të cilën e ka patur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Qëllimi i Moskës, sipas analistëve, është kthimi i Ukrainës nën ndikimin rus, me një president pro-Moskës në vend, një lloj “Bjellorusie në Detin e Zi”.

Zyrtarët rusë e përshkruajnë këtë qëndrim si një mënyrë për të adresuar “shkaqet rrënjësore të luftës”. Megjithatë, nën presionin e Shteteve të Bashkuara, ka shenja se Putin të konsiderojë një fund të luftës nëse Ukraina pranon të heqë dorë nga 30% e Donetskut, që ende nuk është nën kontrollin rus.

Derisa kjo mundësi të shqyrtohet, Rusia ka shmangur çdo kërkesë për armëpushim dhe ka mbajtur qëndrime të forta përballë sanksioneve të mundshme ndërkombëtare, duke e vendosur qartë veten si një faktor kyç në negociata.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka komunikuar Presidentit amerikan se është i gatshëm të dorëzojë territorët e tjera të pushtuar në Ukrainë vetëm nëse i jepen rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Mediat ndërkombëtare thonë se Trump ka shprehur mbështetje për këtë plan, ndërsa Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e dorëzimit të ndonjë territori të Ukrainës.

Aktualisht, Rusia kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rreth tre të katërtat e provincës Donetsk, duke e bërë situatën gjeopolitike dhe ushtarake të ndërlikuar dhe sfiduese për çdo negociatë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026