Ministria e Mbrojtjes njoftim për situatën e zjarreve: 5 vatrat më aktive
19 Gusht 2025 |
11:35
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një njoftim mbi situatën e zjarreve në vend.
Siaps Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile gjatë 24-orëve të fundit janë evidentuar pesë vatra zjarri, nga të cilat tre janë ende aktive dhe dy të tjera po mbahen nën monitorim.
Situata sipas zonave të prekura:
- Bulqizë: Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, po mbahet nën kontroll nga shtatë efektivë të MZSH-së, të cilët po punojnë për të shmangur çdo riaktivizim të flakëve për shkak të trungjeve të thata që vijojnë të digjen.
- Fushë-Arrëz: Në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit, situata është drejt normalizimit. 50 trupa të Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren, të shpërndarë në dy grupe për izolimin e plotë të zjarrit. Aktualisht flakët janë shuar, por puna vijon për të eliminuar çdo rrezik riaktivizimi.
- Tiranë: Në Malin e Bërzhitës, në fshatrat Ibë dhe Durisht, zjarri është shfaqur në një zonë të thellë e me terren të vështirë. Sipas raportimit, ai nuk paraqet rrezik për banesat apo sipërfaqet pyjore.
- Pezë: Helmas: Zjarri i nisur më 10 gusht në fshatrat Damjan dhe Isufaj dhe i përhapur më pas edhe në zonën e Pezës vijon të mbetet aktiv në disa vatra të minimizuara. Ato po mbikëqyren nga afër deri në shuarjen e plotë.
- Kolonjë: Në Parkun Natyror të Gërmenjit, situata është qetësuar ndjeshëm falë ndërhyrjes së forcave operacionale, si dhe reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.
Ministria e Mbrojtjes bën apel për vigjilencë dhe bashkëpunim të qytetarëve në raportimin e çdo vatre të re zjarri, duke theksuar se situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar