Dhunuan çiftin e të moshuarve dhe i grabitën, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

19 Gusht 2025 | 12:15

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, nën dyshimin për kryerjen e një grabitjeje të dhunshme në një banesë në qytetin e Padovës.

Ngjarja ndodhi natën e 10 gushtit, kur tre shqiptarët hynë në shtëpinë e një çifti të moshuar me qëllim vjedhjen e banesës. Pronari, një 70-vjeçar, u godit me levë dhe u shkelmua sapo ra përtokë. Grabitësit u morën të moshuarve telefonat celularë dhe sendet me vlerë, ndërsa përpjekja për të hapur kasafortën dështoi.

Policia ndërmori hetime të shpejta që çuan në identifikimin dhe arrestimin e tre autorëve. Gjatë bastisjes së banesës së tyre u gjetën çanta, bizhuteri dhe para me vlerë 15 mijë euro, si dhe mjetet e përdorura në grabitje, si leva, doreza, radio dore, kaçavida dhe veshjet e përdorura gjatë natës së ngjarjes.

Hetimet zbuluan gjithashtu dy shtetas të tjerë shqiptarë, 27 dhe 28 vjeç, pa precedentë penalë dhe pa vendbanim të fiksuar, të cilët kishin hyrë në Itali vetëm një ditë më parë, me mundësinë e bashkimit me grupin për kryerjen e vjedhjeve të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026