Itali| U qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët, vdes 42-vjeçari shqiptar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në komunën e Sant’Olcese në Xhenova të Italisë, ku një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elton Bani, humbi jetën pas goditjes me një pistoletë elektroshok nga karabinierët italianë.
Sipas mediave italiane, fqinjët kishin njoftuar emergjencën për sjellje agresive nga ana e 42-vjeçarit shqiptar. Fillimisht në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë “Croce Oro di Manesseno”, të cilat, për shkak të vështirësive, kërkuan ndërhyrjen e forcave të rendit.
Dy patrulla karabinierësh mbërritën pak minuta më pas dhe tentuan ta qetësonin 42-vjeçarin, duke i kërkuar dokumentet e identifikimit. Ai dyshohet se i ftoi të hynin në banesë, por gjatë zbritjes së shkallëve shfaqi sjellje të dhunshme. Në atë moment, efektivët përdorën armën elektroshok tre herë për ta neutralizuar. Ndërhyrja rezultoi fatale, duke shkaktuar vdekjen e shqiptarit.
Mjeku ligjor Isabella Caristo ka konstatuar shenja të shumta goditjesh elektrike në trupin e viktimës, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, e cila do të kryhet në ditët në vijim.
Prokuroria e Genovas, nën drejtimin e prokurores Paola Calleri, ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Dy karabinierët që përdorën elektroshokun janë regjistruar si të dyshuar, për vrasjen.
Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi një rast i ngjashëm u regjistrua në Olbia, ku një 57-vjeçar italian humbi jetën gjithashtu pas përdorimit të elektroshokut nga forcat e rendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 07:23 Rusia nis sulme vdekjeprurëse në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë ndaj Kievit, 9 të vrarë! Mes tyre edhe fëmijë
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem