Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?

19 Gusht 2025 | 14:14

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet mbi vdekjen tragjike të aktorit të njohur të serialit Friends, Matthew Perry. Sipas dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane, një nga mjekët e përfshirë në rrjetin e furnizimit me ketaminë ka përdorur një gjuhë fyese ndaj aktorit, duke e quajtur “idiot” në një bisedë private me një koleg.

Në mesazhin konkret, Dr. Salvador Plasencia pyeste:

Sa do të ishte i gatshëm të paguante ky idiot?”, duke lënë të kuptohet se motivi kryesor i përfshirjes së tij ishte fitimi financiar dhe jo trajtimi mjekësor. Në një komunikim tjetër, ai shprehej qartë se synonte të ishte “burimi kryesor i Perry-t për ketaminë”.

Prokurorët e çështjes kanë theksuar se bëhet fjalë për një shfrytëzim të rëndë të varësisë së një individi nga profesionistë që duhet të kujdeseshin për të, jo të përfitonin prej tij.

Përveç mjekëve, në skemën e furnizimit ishin përfshirë edhe asistenti personal i Perry-t, një regjisore dhe një trafikante droge e njohur si “Ketamine Queen”. Të gjithë përballen aktualisht me akuza serioze penale.

Një pjesë e të akuzuarve kanë pranuar fajësinë ose po negociojnë marrëveshje me drejtësinë, ndërsa pritet që dënimet të shpallen në muajt në vijim. Rasti ka hapur një debat publik mbi kufijtë etikë të profesionit mjekësor dhe ndikimin që fama mund të ketë në trajtimin e varësive.

Matthew Perry u gjet pa jetë në tetor të vitit 2023 në banesën e tij në Los Angeles. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte rezultat i një mbidoze aksidentale me ketaminë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026