Urgjenca e spitalit Durrës, fluks pacientësh në gusht, deri në 400 pacientë në ditë
Muaji gusht ka sjellë fluks të lartë pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. Temperatura e lartë dhe rritja e numrit të vizitorëve kanë bërë që çdo 24 orë, në këtë repart të paraqiten deri në 400 raste.
Ngarkesa më e madhe vjen për shkak të emigrantëve dhe turistëve që ndodhen në qytet gjatë sezonit turistik.
“Përgjithësisht janë virozat intestinale dhe gastroenteritet të shkaktuara nga ushqime që nuk janë ruajtur në mënyrën e duhur. Ka edhe goditje nga dielli, sidomos për të moshuarit ose pacientët me sëmundje shoqëruese. Nuk mungojnë rastet e pickimeve nga insektet apo kafshimet e gjarpërinjve”, thotë Gjergj Qerimi, shefi i Urgjencës në spitalin e Durrësit
Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar sidomos për grupmoshat më të rrezikuara.
“Të gjitha moshat e thyera dhe fëmijët e vegjël, gjatë pikut të temperaturave të larta, mos të dalin në ambiente të hapura. Të kenë kujdes në ushqyerje dhe sidomos në ruajtjen e ushqimeve gjatë verës, në veçanti produkteve shtazore”, shprehet mjeku.
Mjekët paralajmërojnë se kujdesi në ushqyerje dhe shmangia e ekspozimit në diell mbeten masa kyçe për të ruajtur një shëndet të plotë gjatë ditëve të nxehta të verës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta