Fluksi në portin e Durrësit nuk reflektohet në bregdet, arsyeja çmimet e larta

12 Gusht 2025 | 18:59

Porti i Durrësit, një ndër portat hyrëse më të mëdha në vend, ka përjetuar rritje të ndjeshme të lëvizjes së udhëtarëve.

Gjatë dhjetë ditëve të para të gushtit, janë përpunuar në hyrje mbi 50.000 pasagjerë ku pjesa më e madhe lidhet me bashkatdhetarët që kthehen për pushime verore, por në bregdet, operatorët thonë se situata nuk ka qenë aq e favorshme për të gjithë.

Kryetari i njësive akomoduese Durrës-Plepa të Unionit Turistik Shqiptar, Blerim Norja, thekson se qershori dhe korriku kanë qenë nën pritshmëri për shkak të mungesës së vizitorëve shqipfolës nga Kosova e diaspora. Ai e lidh këtë situatë me perceptimin e gabuar për çmimet dhe propagandën negative ndaj Shqipërisë.

“Këtë vit, nga statistikat në muajt qershor-korrik ka pasur një mungesë të theksuar të turistëve individualë dhe klientëve shqipfolës… jo vetëm tek hotelet, por edhe restorantet dhe bizneset… Propaganda e keqe po e reklamojnë Shqipërinë si një vend të shtrenjtë… por në bregdetin e Durrësit çmimet nuk kanë ndryshuar. Rritja ka qenë e vogël, bazuar në kursin e euros ose kostot e fuqisë punëtore”, thotë Blerim Norja, kreu i njësive akomoduese në Durrës.

Ndërsa pjesërisht mungesën e vizitorëve shqipfolës e kanë kompensuar turistët nga Britania, Franca dhe Italia.

“Shqipëria po shihet si destinacion interesant nga vende të ndryshme… turistët anglezë, francezë dhe italianë kanë zëvendësuar shifrat e mungesës së turistëve shqipfolës”, shprehet ai.

Sfida për operatorët turistik mbetet rikthimi i turistëve shqipfolës dhe përmirësimi i imazhit të vendit, për të shmangur ndikimin e propagandës negative që, sipas tyre, po godet turizmin në bregdet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026