Turistët në Durrës zgjedhin historinë, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

8 Gusht 2025 | 17:49

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV.

Pas restaurimit ajo është kthyer në një qendër interpretimi me teknologji 3D. Nga janari deri në qershor, kulla ka pritur rreth 6,500 vizitorë. I themeluar rreth vitit 627 para erës sonë, Durrësi, dikur i njohur si Epidamni, është një nga qytetet më të vjetra të Mesdheut. Trashëgimia e pasur historike nga antikiteti, Mesjeta deri te periudhat më moderne është kthyer në një pasuri për turizmin kulturor të qëndrueshëm.

“Ne kemi pasur një numër të lartë vizitorësh të cilët kanë ardhur, kanë vizituar, dominojnë vizitorë të huaj, ata të cilët vijnë dhe e shikojnë kullën. Janë po të njëjtat shifra, vjet kemi pasur më shumë sepse ishte hapja e Kullës Veneciane, dhe kishte një bum vizitorësh edhe vendas. Kemi turistët që shfaqin më shumë interes nga Anglia, Amerika, Franca dhe vizitorë të Europës Perëndimore”, tha Ina Ajazi, specialiste e qendrës muzeore.

Përveç historisë, Durrësi ofron edhe plazhe ranore e shkëmbore, si dhe kulinari të pasur. Por mbi të gjitha, një udhëtim që nis në lashtësi dhe mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026