Ndryshime në arsim, inteligjenca artificiale në ndihmë të fëmijëve
Arsimi në Shqipëri do të ndryshojë rrenjësisht, në një periudhë 5 vjeçare. Inteligjenca artificiale pritet të bëhet pjesë e kurrikulës shkollore dhe praktikave të përditshme të mësimdhënies.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar për konsultim publik Planin e Veprimit për Arsimin Digjital 2025–2030, i cili synon të transformojë sistemin arsimor duke e përafruar me standardet e Bashkimit Evropian.
Dokumenti thekson se përdorimi i inteligjencës artificiale do t’i japë fund modelit klasik “një mësim për të gjithë”. Përmbajtja mësimore do të përshtatet sipas ritmit, nevojave dhe stilit individual të çdo nxënësi. Kjo pritet të krijojë mundësi të reja për përfshirjen e të gjithë fëmijëve, duke rritur cilësinë dhe efektivitetin e arsimit.
Në këtë proces, pas nuk mbeten as mësuesitt. Plani parashikon trajnimin e 16 mijë mësuesve në aftësi digjitale dhe përdorimin e IA në klasë. Trajnimet do të jenë të detyrueshme dhe të mbështetura me paketa individuale ndihmëse, ndërsa kompetencat digjitale të arsimtarëve do të rishikohen periodikisht për të siguruar cilësi dhe përditësim të vazhdueshëm.
Qeveria ka vënë në dispozicion 5.5 miliardë lekë për modernizimin e infrastrukturës. Deri në vitin 2027 do të ngrihen 654 laboratorë Smart në 615 shkolla, do të blihen 5,500 laptopë për mësuesit e gjimnazeve, dhe 95% e shkollave publike do të lidhen me internet me shpejtësi të lartë. Ndërkohë, për pilotimin e përdorimit të IA në mësimdhënie janë parashikuar 32 milionë lekë.
Megjithatë përdorimi I IA, nuk do të jetë dhe aq i lehtë. Pasi gjithashtu parashikohen disa rregulla, për të mos dëmtuar fëmijët. Plani i veprimit parashikon hartimin e udhëzimeve të qarta për përdorimin e inteligjencës artificiale në mënyrë etike, të përgjegjshme dhe efektive, duke u mbështetur në sugjerimet e UNESCO-s për një konsensus global mbi IA dhe arsimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar