E rrezikuar nga lëvizjet dhe çarjet e tokës, zhvendoset kisha 113-vjeçare në Suedi
Një kishë 113-vjecare në Suedi, e rrezikuar nga lëvizjet e tokës, po zhvendoset e tëra në ekstremin verior të vendit, përmes një rrugëtimi prej 5 kilometrash.
Struktura e ndodhur në qytetin Kiruna daton që në vitin 1912 dhe është hipur mbi platforma gjigante kamionësh që po e transportojnë drejt qendrës së re.
Objekti i kultit po udhëton me një shpejtësi prej 500 metrash në orë dhe rrugëtimi i tij ka gjasa të zgjasë të paktën 2 ditë. Qendra historike e Kirunës është e rrezikuar nga çarjet e tokës, që kanë ardhur si pasojë e gërmimeve në miniera. Lëvizja e kishës përbën momentin më spektakolar dhe simbolik për Kirunën, që ndodhet 145 kilometra në veri të Rrethit Arktik.
Udhëtimi nisi me një bekim nga fmullitari i kishës dhe kur ceremonia përfundoi, motorët e mjeteve të transportit u dëgjuan të ndizeshin. Në orën e parë të udhëtimit, objekti ka kryer 30 metra.
Turma njerëzish u rreshtuan anës rrugës, nën rrezet e diellit, për të parë strukturën teksa zhvendosej.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në