Shtëpia e Bardhë: Po përgatitet takimi Putin-Zelensky

20 Gusht 2025 | 10:08

Planet për një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky janë tani “në proces”, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Ajo tha se janë duke u shqyrtuar “shumë opsione” për realizimin e këtij takimi, por refuzoi të japë detaje mbi vendndodhjen e mundshme. Sipas mediave amerikane, takimi mund të zhvillohet në Budapest.

“Të dy udhëheqësit kanë shprehur gatishmërinë për t’u ulur me njëri-tjetrin, kështu që ekipi ynë i sigurisë kombëtare do t’i ndihmojë të dy vendet ta bëjnë këtë”, u tha Leavitt gazetarëve në konferencën e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

E pyetur nga CNN- se si ndryshuan planet  nga një takim i mundshëm trepalësh në një takim të parë dypalësh – Leavitt tha se “ishte një ide që evoluoi gjatë bisedave të presidentit me Presidentin Putin, Presidentin Zelensky dhe udhëheqësit evropianë”, të cilët, tha ajo, “të gjithë bien dakord se ky është një hap i parë i shkëlqyer”.

Trump, shtoi ajo, është “dakord” me idenë e një takimi dypalësh pa praninë e SHBA-së.

“Në fund të fundit, presidenti gjithmonë ka thënë se ka fusha mosmarrëveshjesh në këtë luftë që do të duhet të diskutohen dhe të vendosen nga këto dy vende. Dhe kështu, ai dëshiron që këto dy vende të angazhohen në diplomaci të drejtpërdrejtë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026