Plani për pushtimin e Gazës, ministri i mbrojtjes së Izraelit mobilizon rezervistët
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz i dha dritën jeshile planeve të ushtrisë për pushtimin e Qytetit të Gazës, të cilat iu paraqitën mbrëmjen e djeshme shefi të Shtabit të IDF-së, Gjeneralit Eyal Zamir.
Ofensiva është pagëzuar me emrin “Tanket B të Gideonit” në vazhdën e një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cili forcat izraelite të mbrojtjes mësynë 75% të Rripit të Gazës në një përpjekje për ta detyruar Hamasin të pranonte lirimin e pengjeve. Përafërsisht 60,000 rezervistë izraelitë do të thirren duke filluar nga dita e sotme për ofensivën e re në Qytetin e Gazës, në varësi të miratimit nga Ministri Katz, shkruan Israel Times.
Ushtarët do të marrin urdhrat e tyre nga IDF të paktën dy javë para se të paraqiten në detyrë. Megjithatë, jo të gjithëve do t`u kërkohet të marrin pjesë në operacionin për të pushtuar Qytetin e Gazës, disa do të zëvendësojnë trupat e përhershme të ushtrisë në fronte të tjera. Nga ana tjetër, Hamasi pretendon se gati 19 mijë fëmijë janë vrarë në enklavë që fillimi i konfliktin më 7 tetor 2023, i cili u nxit pikërisht prej sulmit të brutal të grupit militant në tokën e shtetit hebre. Sipas Al Jazeeres, totali i vdekjeve në radhët e palestinezëve llogaritet në mbi 62,000. Izraeli sakaq, nuk ka hequr dorë as nga shënjestrimi i krerëve të Hamasit.
Muhammad Naif Abu Shamala, komandanti i një njësie të forcave speciale Hamas Nukhba, u vra në Rripin e Gazës javën e kaluar, njoftim ky të cilin ushtria izraelite e bëri tani. Njësia e drejtuar nga Shamala kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit, duke tentuar goditjen e një poste kufitare pranë qytetit të Kissufim-it.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)