Danimarka heq taksën prej 25% për librat, shkak kriza alarmuese e leximit

21 Gusht 2025 | 16:12

Danimarka ka njoftuar një nga ndryshimet më të rëndësishme fiskale në fushën e kulturës, duke hequr plotësisht taksën prej 25% të TVSH-së mbi librat, në përpjekje për të përballuar një krizë të thellë të leximit në mesin e të rinjve.

Ministri i Kulturës, së vendit është shprehur ky vendim është një “investim në të ardhmen kulturore të vendit”, duke shtuar se synimi është të nxitet leximi dhe të përmirësohen nivelet shqetësuese të shkrim-leximit.

Masa pritet t’i kushtojë shtetit rreth 44 milionë euro në vit.

“Kjo është diçka për të cilën unë, si ministër i kulturës, kam punuar, sepse besoj se duhet ta vëmë gjithçka në lojë nëse duam t’i japim fund krizës së leximit që, për fat të keq, është përhapur vitet e fundit”, tha ai.

Vendimi vjen pasi një raport i fundit nga OECD tregoi se një në katër 15-vjeçarë danezë nuk është në gjendje të kuptojë një tekst të thjeshtë një statistikë që autoritetet e konsiderojnë “tronditëse”.

Ekspertët e arsimit dhe kulturës kanë paralajmëruar për një rënie të ndjeshme të leximit në mesin e adoleshentëve, e ndikuar kryesisht nga përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe shpërqendrimet e vazhdueshme të jetës dixhitale.

Deri tani, Danimarka kishte një nga normat më të larta të TVSH-së për librat në Evropë, në 25%. Në kontrast, vendet fqinje nordike kanë ndjekur politika të tjera, Norvegjia përjashton librat nga çdo taksë, Suedia aplikon vetëm 6%, ndërsa në Finlandë norma është 14%.

Heqja e taksës mbi librat pritet të hyjë në fuqi brenda këtij viti dhe shpresohet të nxisë rritjen e lexueshmërisë në të gjitha grupmoshat, duke përfshirë më shumë të rinj në botën e librit dhe kulturës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026