Vjena mirëpret Eurovision 2026 – Finalja më 16 maj në “Wiener Stadthalle”
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, do të jetë qyteti i pritës i edicionit të 70-të të Festivalit të Këngës në Eurovision që do të mbahet në maj të 2026.
Finalja e madhe e festivalit do të zhvillohet më 16 maj në arenën më të madhe të mbyllur të Austrisë “Wiener Stadthalle”, (Unier Stadfell) ndërsa gjysmë finalet do të organizohet më 12 dhe 14 maj.
Ky do të jetë edicioni i tretë festivalit që mbahet në Vjenë, pas atyre të vitit 1967 dhe 2015.
Festivali pritet të zhvillohet në një nga arenat më të mëdha të qytetit, duke sjellë mijëra vizitorë dhe miliona shikues nga e gjithë bota.
Austria fitoi të drejtën për të zhvilluar aktivitetin në Vjenë pas suksesit të 23-vjeçarit, J.J cili fitoi Euroviosion 2025 me këngën “Wasted Love”.
Në garën për mikpritjen e aktivitetit, Vjena mposhti qytetin e Insbrukut.
Kryeqyteti, me rreth 2 milionë banorë, aplikoi nën moton “Evropë, a do të kërcejmë?” Duke u mbështetur te përvoja e mëparshme të Eurovizionit, infrastruktura moderne dhe kapaciteti i madh akomodues
Eurovision 2026 pritet të jetë një spektakël I paharruar që do të shënoj 70 vjetorin e festivalit duke kthyer në qendër të vëmendjes dhe sloganin “Të bashkuar nga muzika”.
Pjesëmarrëse do të jetë edhe Shqipëria. Fituesi qe do të përzgjidhet në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar që do të mbahet në dhjetor do të përfaqësoj vendin tonë në Eurovision 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid