Lavrov: Trupat evropiane në Ukrainë krejt të papranueshme

22 Gusht 2025 | 09:13

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si krejtësisht të papranueshme. Lidhur me garancitë e mundshme të sigurisë që duan të oftojnë shtetet evropiane për Ukrainën, Lavrov u shpreh për ndërhyrje të huaj në pjesë të Ukrainës.

Agjencia e lajmeve AFP njofton se gjatë një vizite të homologut të tij indian në Moskë Lavrovi kishte thënë se kjo do të ishte krejtësisht e papranueshme për Rusinë.

Lavrovi këmbënguli për pjesëmarrjen e Rusisë në bisedimet mbi garancitë e sigurisë. Kremlini mbështet garanci të besueshme sigurie për Ukrainën, theksoi Lavrov. Megjithatë bisedimet mbi çështjet e sigurisë pa Rusinë nuk çojnë askund.

Rusia dëshiron të zgjerojë sistemin e saj mburojë kundër armëve bërthamore. Arsyeja për këtë janë kërcënimet kolosale ndaj fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha Aleksei Likhahev, drejtuesi i agjencisë shtetërore bërthamore të Rusisë Rosatom.

“Mburoja bërthamore, e cila është gjithashtu një shpatë, është garanci e sovranitetit tonë. Ne e kuptojmë sot se në vitet e ardhshme mburoja bërthamore duhet vetëm të përmirësohet,” tha Likhahev.

Sipas Presidentit Volodymyr Zelenski Ukraina duhet të heqë dorë nga mbrojtja e vazhdueshme kundër sulmeve ruse dhe të kalojë vetë në ofensivë.

“Kjo luftë duhet të përfundojë; ne duhet të ushtrojmë presion ndaj Rusisë”, tha ai në video-mesazhin e mbrëmjes.

Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk kupton asgjë tjetër përveç pushtetit dhe presionit. Ushtria ukrainase do të vazhdojë ta mbrojë vendin dhe popullin e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026