Agjencitë e OKB-së, raport të përbashkët për Gazën: 500 mijë njerëz në rrezik

22 Gusht 2025 | 16:12

Kriza e urisë në Qytetin e Gazës dhe rrethinat e tij është konfirmuar për herë të parë nga agjencitë e OKB-së, të cilat kanë dalë me një raport të përbashkët.

Katër agjenci të organizatës, përfshirë UNICEF dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë përsëritur thirrjen për armëpushim të menjëhershëm dhe për lejimin pa pengesa të ndihmave humanitare, për të kufizuar vdekjet nga uria dhe kequshqyerja.

Sipas agjencive, mbi 500 mijë njerëz në Rripin e Gazës po përballen me vdekjen nga uria, si dhe me kushte katastrofike, përmasat e të cilave pritet të zgjerohen.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme izraelite ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se në enklavën palestineze nuk ka krizë urie.

Por sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se kriza është një katastrofë e shkaktuar nga dora e njeriut dhe ka përsëritur thirrjen për akses të pakufizuar të ndihmave humanitare.

Raporti vjen pak ditë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi aprovimin e planit për pushtimin total të Qytetit të Gazës.

Forcat Mbrojtëse Izraelitëve kanë bërë të ditur se kanë njoftuar mjekët dhe punonjësit e spitaleve që të evakuojnë pacientët përpara se ofensiva të zgjerohet.

Ndërkohë, ministri hebraik i Mbrojtjes ka paralajmëruar se Qyteti i Gazës do të rrafshohet i tëri nëse Hamas nuk pranon të lirojë të gjitha pengjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin

Çmimi i naftës referuese ndërkombëtare Brent ra sot në 77 dollarë për fuçi, dhe nafta bruto amerikane në 73.1 dollarë për fuçi, duke arritur kështu...
21:36 | 23/06/2026

Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore

Irani ka mohuar deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance se do të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në impiantet e tij bërthamore, pas raundit të parë të...
20:04 | 23/06/2026

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit

Sekretari i Shtetit i Marco Rubio deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen drejtpërdrejt me qeverinë e Libani, duke theksuar se procesi i negociatave...
19:25 | 23/06/2026