Mes varfërisë dhe sëmundjeve, familja Cora në Labinot kërkon një banesë

22 Gusht 2025 | 16:44

Familja Cora Labinot të Elbasanit, jeton mes varfërisë dhe sëmundjes, duke kërkuar vetëm një gjë të vetme: Një çati mbi kokë që t’i mbrojë nga shiu.

56-vjeçarja Fati Cora, e cila vuan nga nanizmi dhe probleme të shumta shëndetësore, prej një jete kujdeset për të ëmën e sëmurë në karrocë. Mes dhimbjes dhe pamundësisë, ajo apelon për ndihmë.

“Jam shumë e sëmurë, shumë e lodhme. Mami do shërbim unë si jap dot më, me shumë rri, sa i jap bukë e ushqej edhe rri. E sëmurë vetë, e sëmurë dhe mami, ajo ka taksiratin e vetë po nuk e ndihmoj dot më. Jeta ime ka shumë vështirësi, që kur kam lind kështu edhe kështu po vuaj. I kërkoj shtetit ndihmë që të bëj këto shtëpi. I lutem shumë të bëj vetëm këtë, të hudhë një soletë, mos më rrjedhë shiu brenda të paktën. Jam shumë e prekur se nuk kam pa një derë ta mbyll, një derë të mirë që kur kam lind që ta mbyll i derë që mos mërdhifi këmba. Edhe rrobat e mia nuk i baj dot me kam siklet”, u shpreh Fati Cora.

Si të mos mjaftonin sëmundjet, Fati tregon se i është hequr edhe pensioni, ndërsa e vetmja mbështetje është pagesa minimale e nënës së saj.

“Përveç të gjithë problemeve, më kanë heq edhe pensionin. Ça do ha unë gjithë vitin tani, e lekë dua edhe për ilaçe, jam pa ilaçe. Nuk i përballoj, dua 300 mijë lekë edhe për ilaçet e mamës edhe të mijat, mama s’mer lekë shumë 90 mijë lekë merr”, shton Fati.

Në të njëjtën dhimbje jeton edhe vëllai i saj, Xhevahiri, i cili përkujdeset për të dyja.

“Po vuaj shumë me nënën dhe me motrën. Nënën e kam të sëmurë me karrocë, ndërsa motra gjithë jetën 56 vjeç është vetëm vuajtje. Vetëm këtë shtëpi dua, asgjë tjetër. Mjafton mos të futet shiu brenda. I kam vu plasmas nënës te krevati, s’kam ç’të bëj”, tha Xhevahir Cora.

Familja Çora nuk kërkon luks, por vetëm një strehë të sigurt ku të jetojnë me dinjitet. Apeli i tyre është që të mos mbeten nën shi, në mes të skamjes dhe vuajtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026