Festivali i Koranit në Pogradec, pasurohet liqeni me 2 milionë rasatë 

22 Gusht 2025 | 18:34

U mbajt në Pogradec Festivali i Koranit i cili përkon me periudhën e pasurimit të liqenit me rasatin e peshkut koran. Edhe për këtë vit sipas Organizatës së Peshkimit, liqeni do të pasurohet me rreth 2 milionë rasatë të rinj. Falë kësaj pune disa vjeçare kjo specie e rrallë endemike nuk rrezikon me zhdukjen. Hedhja e rasatit të ri në ujrat e liqenit nis në muajin  gusht dhe përmbyllet në Tetor.

Festivali ishte konceptuar edhe si një panair i gatimit të tavave të koranit nga shefat e kuzhinës pogradecare, sipas tyre këkresa e parë e turistëve dhe pushuesëve që vizitojnë qytetin është pikërisht tava e koranit, pavarësisht se ajo gatuhet në disa forma, më e pëlqyer mbetet tradicionalja.

Edhe për vizitorët e huaj, korani mbetet zgjedhja e parë për tu konsumuar, ata shprehen të mahnitur nga recetat që kanë provuar gjatë qëndrimit të tyre në Pogradec.

“Qyteti im i preferuar në Shqipëri është Pogradeci. Ky është udhëtimi ynë i dytë dhe do të qëndrojmë për tre ditë. Nuk e dinim për këtë festival, por është shumë i bukur! Më pëlqen peshku dhe kam provuar disa gatime në restorante të ndryshme. Kuzhinierët janë shumë të mirë punë e shkëlqyer!” tha turistja ruse Natalia Volkova

“Korani natyrisht është një peshk shumë i lehtë, ndaj vlerësohet si nga turistët, sepse edhe kur përgatitet me receta të veçanta mbetet një peshk shumë i tretshëm, prandaj është shumë, shumë i mirë”, thotë italiani.

Gatimet e paraqitura në panair kaluan nën lupën e master chief-it shqiptar Arian Cekaj, ai tha se më shumë se sa të rritet numri i recetave shefat e kuzhinës duhet ti kushtojnë më shumë kohë dhe kujdes recetave që zotërojnë për tavat e koranit. Ndërsa për herë të parë zbuloi një ëmbëlsirë me qumësht gomarice që gatuhet në Pogradec.

Edicioni i dytë i Festivalit të Koranit u përmbyll me çmime vlerësuese për gatimet dhe një koncert muzikor që mblodhi mijra qytetarë dhe pushues në Odeonin e qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026