Përmbyset autobusi turistik në New York me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident tragjik këtë të premte, duke shkaktuar disa viktima dhe duke lënduar shumë të tjerë.
Kreu i qarkut Erie, Mark Poloncarz, deklaroi në platformën X:
“Ka shumë lëndime të rënda dhe siç u njoftua nga Policia e Shtetit të Nju Jorkut, ka disa viktima.”
Policia e New York konfirmoi se kishte “disa viktima, disa persona të bllokuar dhe shumë të lënduar.”
Autobusi po udhëtonte në drejtimin lindor të autostradës Interstate 90, midis daljeve 49 dhe 48A pranë Pembroke, afërsisht në mes të qyteteve Buffalo dhe Rochester.
Zëdhënësi i policisë, James O’Callaghan, u tha gazetarëve:
“Për arsye ende të panjohura, mjeti humbi kontrollin, hyri në ndarësen e rrugës, u përpoq të korrigjonte kursin dhe përfundoi në një kanal anësor.”
Ai shtoi: “Në këtë moment, kemi disa viktima, disa persona të bllokuar dhe shumë të plagosur.”
O’Callaghan tha se shumica e turistëve ishin me origjinë indiane, kineze dhe filipinas.
Zyrtarët po përpiqen të sjellin përkthyes në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të prekurit.
Ndër viktimat kishte edhe fëmijë. O’Callaghan konfirmoi: “Ka disa persona të bllokuar dhe disa viktima, përfshirë fëmijë.”
Autoritetet njoftuan gjithashtu se një kamion i madh ishte i përfshirë në aksident, megjithatë numri i viktimave të lidhura me të ende nuk është konfirmuar.
Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, e përshkroi aksidentin si “tragjik” në një postim në X.
Ajo tha se ekipet e shpëtimit “po punojnë për të shpëtuar dhe ndihmuar të gjithë të përfshirët.”
Korsitë lindore të Interstate 90 janë ende të mbyllura dhe disa persona janë dërguar në spitale lokale.
Hetimi sapo ka filluar dhe shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin të përmbysur në njërën anë, me shumë persona përreth.
Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ndërsa operacionet e emergjencës vazhdojnë.
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona