Ushtarët e Koresë së Veriut kalojnë vijën kufitare, Seuli hap zjarr
Koreja e Jugut ka konfirmuar se ka përdorur armë zjarri paralajmëruese ndaj disa ushtarëve të Koresë së Veriut, të cilët kaluan për pak çaste vijën e demarkacionit ushtarak që ndan dy shtetet. Incidenti i ndodhur të martën pasdite po shihet si një zhvillim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet në gadishullin Korean.
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS) thanë se ngjarja u regjistrua rreth orës 15:00 me orën lokale, në zonën e Demilitarizuar (DMZ). Sipas JCS, trupat verikoreane që po punonin në zonën kufitare kaluan shkurtimisht në Jug, por u tërhoqën menjëherë pas të shtënave paralajmëruese.
Në reagimin e saj, Koreja e Veriut e cilësoi incidentin një “provokim të qëllimshëm”, duke akuzuar Seulin se po rrezikon përshkallëzimin e situatës. Gjenerali lejtnant Ko Jong Chol deklaroi për mediat shtetërore se ushtria jugkoreane ka qëlluar mbi 10 herë me mitraloz në drejtim të trupave verikoreane.
“Ky është një prelud shumë serioz që në mënyrë të pashmangshme do ta çojë situatën në një fazë të pakontrollueshme,” tha ai.
Ngjarja vjen në një kohë kur presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtare në Tokio dhe Uashington. Lee, i zgjedhur në qershor, është zotuar të përmirësojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut, por Pheniani ka treguar deri tani mosbesim dhe armiqësi ndaj administratës së tij. Motra e liderit Kim Jong Un ka kundërshtuar hapur çdo përpjekje për dialog, ndërsa regjimi verikorean vijon politikën e izolimit dhe përforcimit të kufijve.
Zona e Demilitarizuar, e cila ndan dy Koretë që prej vitit 1953, mbetet një nga kufijtë më të rrezikshëm dhe më të tensionuar në botë. Pavarësisht hapave të fundit të Seulit për të ulur tensionet, përfshirë pezullimin e transmetimeve propagandistike në kufi, incidenti i fundit ngre shqetësime për një përshkallëzim të ri ushtarak në gadishull.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme