Rivali i Netanyahut ofron armëpushim politik për të ndihmuar pengjet në Gaza
Ish-ministri izraelit i mbrojtjes, Benny Gantz, i bëri thirrje të shtunën kryeministrit Benjamin Netanyahu të krijojë një qeveri uniteti së bashku me anëtarët e opozitës, në një përpjekje për të ndihmuar në lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.
Qeveria e koalicionit e Netanyahut varet nga mbështetja e anëtarëve të ekstremit të djathtë që kundërshtojnë përfundimin e luftës dhe arritjen e çdo marrëveshjeje me grupin palestinez Hamas , sulmi i të cilit në tetor 2023 ndaj Izraelit shkaktoi luftën në Gaza.
Gantz, një rival i Netanyahut, i cili megjithatë iu bashkua qeverisë së tij në ditët e para të luftës, propozoi një koalicion të përkohshëm që do të anashkalonte partitë e ekstremit të djathtë dhe do të arrinte një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
“Jam këtu në emër të pengjeve që nuk kanë zë. Jam këtu për ushtarët që po bërtasin dhe të cilët askush në këtë qeveri nuk po i dëgjon”, tha Gantz në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion.
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura