VIDEO/ Në kërkim për trafik droge, kapet 46 vjeçari nga Forcat Operacionale
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 60”, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan një shtetas të shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrolleve në zonën e Malit të Tomorrit, u lokalizua dhe u vu në pranga D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2023, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas policisë, i kërkuari po lëvizte me automjet në zonën malore, ku më pas u kap dhe u shoqërua nga forcat operacionale.
Pas arrestimit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Policisë Durrës ekzekutoi masën e sigurisë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për hetime të mëtejshme.
View this post on Instagram
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West