Lanë jahtin dhe po lundronin me gomone, shpëtohet nga mbytja çifti gjerman në Qeparo
Një çift turistësh gjermanë u shpëtua nga Policia Kufitare në bregdetin e Qeparoit, pasi rrezikuan mbytjen teksa lundronin me një gomone plastike.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, kur Komisariati i Policisë Himarë mori njoftim për dy persona që ndodheshin në vështirësi në det. Menjëherë, një mjet lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës dhe rreth orës 22:45 konstatoi dy turistët gjermanë, Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët ndodheshin mbi një gomone pa motor, vetëm me lopata, rreth 100 metra larg bregut.
Çifti ishte larguar nga jahti i tyre personal “Tiaman”, por për shkak të erës së fortë nuk kishte arritur të kthehej në breg.
Pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare, ata u transportuan me siguri në portin e Himarës, ku mbërritën rreth orës 00:30 të së hënës, në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në