Kush është 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin me dy viktima, si ndodhi përplasja

25 Gusht 2025 | 11:43

Personi që shihni në foto është Kevin Norra, 23 vjeç, i dyshuari si shkaktari i aksidentit të rëndë me dy viktima dhe një të plagosur që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, në vendin e njohur si “kthesa e Pularisë”.

Sipas Policisë, i riu nga Gjirokastra po drejtonte një automjet tip “Audi”, në gjendje të dehur. Testet e kryera pas ngjarjes treguan nivel shumë të lartë alkooli në gjak. Hetimet paraprake bëjnë me dije se 23-vjeçari u fut në një parakalim të gabuar, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka solli përplasjen “kokë më kokë” me automjetin tip “Lancia” ku udhëtonin tre vajza.

23-vjeçari rezulton të jetë specialist i Ministrisë së Brendshme.

Nga përplasja humbën jetën menjëherë drejtuesja e mjetit, Ela Dhimaku, 22 vjeçe, dhe motra e saj, Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, e ulur në vendin e pasagjerit të parë.

E vetmja që i mbijetoi aksidentit nga mjeti tip “Lancia”  është Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës me politrauma. Mjekët konfirmuan se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për trajtim më të specializuar është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Norra për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën Pogradeci ka prej vitesh marrëdhënie...
10:25 | 14/07/2026

Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it

Një ngordhje masive peshqish është konstatuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas, në Bashkinë Maliq, ku qindra peshq të ngordhur kanë mbuluar sipërfaqen e ujit, duke...
10:19 | 14/07/2026

Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar...
09:47 | 14/07/2026