Ngërçi politik, Osmani thirrje partive: Vendosni interesin e vendit të parin
Partitë politike duhet të gjejnë sa më parë gjuhën e përbashkët për të konstituar Kuvendin e ri të Kosovës. është kjo thirrja e presidentes Vjosa Osmani, gjatë një interviste për televizionin polak TVP World.
“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se për shkak të kësaj bllokade politike, Kosova po humbet projekte të Bashkimit Evropian, po humben dritare të mundësive me administratën e re të SHBA-së, për të cilat është punuar.
“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”, tha Osmani.
Duke folur për këtë televizion në kuadër të Forumit Evropian në Alpbach, Osmani ka folur për ndikimin në rritje të “trekëndëshit të së keqes” (Rusia, Kina, Irani) dhe ka theksuar sfidat më urgjente për vendin.
“Shpeshherë them se kur shohim forca të liga si Rusia, Kina dhe Irani, këtë trekëndësh të së keqes që përpiqet të ndikojë në Ballkanin Perëndimor, ata nuk e bëjnë për bamirësi, por sepse kanë një lloj interesi strategjik”, ka thënë ajo.
Sipas saj, për Kosovën, problemi më i madh është Serbia. Duke cituar Misionin e Vëzhgimit Evropian, ajo ka thënë se është provuar që Serbia, “me ndihmën dhe mbështetjen e Rusisë”, ka ndërhyrë në zgjedhjet më të fundit parlamentare në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit