Deputetët e Kosovës mblidhen sërish në përpjekje për të konstituar Kuvendin

26 Gusht 2025 | 09:54

Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe për të dalë nga ngërçi i tejzgjatur politik.

Seanca, që pritet të nisë në orë n 11:00, do të vazhdojë aty ku u ndërpre dy ditë më parë, në pikën e tretë të tëndit të ditës, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Vetëm pas emërimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve kompletohet konstituimi i Kuvendit dhe hapet rruga për formimin e një qeverie të re.

Kjo do të jetë hera e katërt që deputetët mblidhen për ta konstituuar Kuvendit që nga publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht, i cili i urdhëron deputetët ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati 30-ditor.

Në tri seancat e kaluara, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje – të cilës i takon të propozojë kandidat për kryeparlamentar – i ka hedhur pesë kandidatë në votim, por asnjëri prej tyre nuk i mori të paktën 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Asnjëri prej Albulena Haxhiut, Hekuran Muratit, Arbërie Nagavcit, Donika Gërvallës, Dimal Bashës, nuk ia kanë dalë t’i marrin më shumë se 57 vota.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse në Kuvend, pamjaftueshëm për ta zgjidhur kryeparlamentarin pa ndihmën e partive kundërshtare.

Nuk është e qartë se ka vullnet nga partitë e tjera për ta votuar ndonjërin prej kandidatëve të Vetëvendosjes në takimin e sotëm.

Në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha më 24 gusht se nuk e përjashton mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet brenda 30-ditësh dhe Gjykata Kushtetuese të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre...
18:54 | 08/06/2026

Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!

Zgjedhjet nuk ishin të barabarta dhe se u përdor paraja publike, tha kryetari i PDK-së Bedri Hamza, në konferencën për media një ditë pas zgjedhjeve,...
18:19 | 08/06/2026

Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, pas zgjedhjeve në Kosovë ka bërë thirrje që liderët politikë të veprojnë...
16:58 | 08/06/2026