Shqiptari në Itali kapet me kokainë në makinë, për pak u aksidentua me policinë
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar në Terni. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur gjatë natës midis së premtes së 22 gushtit dhe të shtunës së 23 gushtit. Sipas mediave italiane shqiptari kishte vizë turistike dhe nuk rezulton me precedentë penalë.
Gjatë një patrullimi, ndërsa udhëtonte përgjatë Via G. Borsi, një makinë patrullimi e karabinierëve shmangu për pak një përplasje me një automjet, që më vonë u gjet të ishte një automjet me qira. Shoferi po drejtonte në drejtim të gabuar përgjatë rrugës. Menjëherë policia e ka ndaluar dhe i ka kryer edhe kontrolle.
Policët zbuluan 28 doza kokaine, me një peshë totale prej afërsisht 18 gramë, dhe një shume parash prej gati 1,000 eurosh, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës. E gjithë kokaina u sekuestrua. 21-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun Voc. Sabbione. Pas seancës dëgjimore, gjyqtari, duke vërtetuar arrestimin dhe duke miratuar kërkesën e prokurorit, urdhëroi që i riu të qëndronte në rajonin e Umbrias.
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë