Sulmi në spitalin Nasser, ushtria izraelite: Objektivi ishte një kamera e Hamasit

26 Gusht 2025 | 19:25

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan të martën se sulmi “me dy goditje” në Spitalin Nasser, në Khan Yunis, që vrau të paktën 20 persona, kishte si objektiv një kamerë të vendosur nga Hamasi.

Sipas një hetimi fillestar, kamera po përdorej për të vëzhguar aktivitetin e trupave izraelite në zonë.

“Nga hetimi fillestar, rezulton se trupat e Brigadës Golani identifikuan një kamerë të vendosur nga Hamasi pranë Spitalit Nasser, e cila përdorej për të monitoruar lëvizjet e IDF-së dhe për të koordinuar veprimtari terroriste,” thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Sipas IDF-së, vendimi për ta goditur kamerën u mor për të eliminuar një kërcënim të menjëhershëm. Megjithatë, sulmet e kryera me predha tanku shkaktuan vdekjen e të paktën 20 personave, përfshirë punonjës të shëndetësisë, gazetarë dhe personel të emergjencës që ndodheshin në vendngjarje pas goditjes së parë.

Një zyrtar i sigurisë izraelite i tha CNN se trupat ishin autorizuar të godisnin kamerën me një dron, por në vend të kësaj u përdorën dy predha tanku – njëra kundër kamerës dhe tjetra kundër forcave të shpëtimit.

IDF pranoi gjithashtu se do të shqyrtojë “boshllëqet” që lidhen me këtë incident, duke përfshirë mënyrën e autorizimit të sulmit dhe procesin e vendimmarrjes në terren.

Në deklaratën e saj, ushtria izraelite theksoi se “gjashtë nga viktimat e identifikuara ishin pjesëtarë të Hamasit, përfshirë një të dyshuar që kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shprehu “keqardhje për çdo dëm të shkaktuar civilëve”, duke theksuar se IDF synon vetëm objektiva ushtarake.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi incidentin si një “fatkeqësi tragjike”.

Nga ana tjetër, organizata ndërkombëtare si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) theksuan se ky është një tjetër rast i rëndë në një vit që ka rezultuar më vdekjeprurësi për gazetarët që prej vitit 1992. Sipas CPJ, mbi 190 gazetarë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Pas sulmit, Izraeli është përballur me dënim të gjerë ndërkombëtar, për shkak të numrit të lartë të viktimave civile dhe të atyre që u goditën ndërsa ndodheshin në krye të detyrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026