Shkatërrimi i pronave civile në Liban, Amnesty International: Izraeli të hetohet

26 Gusht 2025 | 19:38

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka bërë thirrje për një hetim ndaj Izraelit pasi më shumë se 10 mijë prona qytetarësh të jug të Libanit janë shkatërruar.

“Shkatërrimet e gjera dhe të qëllimshëm të pronave civile dhe tokës bujqësore nga ushtria izraelite, përgjatë Libanit Jugor, duhen hetuar si krime lufte,” deklaroi të martën Erika Guevara Rosas, përfaqësuese e organizatës.

Sipas Amnesty International, Izraeli ka vendosur eksplozivë dhe ka përdorur buldozerë “për të prishur strukturat civile, si shtëpi, xhami, varreza, rrugë, parqe, fusha futbolli në 24 bashki” libaneze, duke lënë zona të tëra “të pabanueshme dhe duke dëmtuar jetë të panumërta”. “Në disa video, ushtarët e filmonin veten duke festuar shkatërrimin me këngë dhe thirrje,” thuhet në deklaratën e Amnesty International.

Amnesty International theksoi se këto dëme u regjistruan nga 1 tetori i vitit të kaluar deri në fund të janarit 2025, dhe kryesisht pas 27 nëntorit, kur hyri në fuqi armëpushimi me Hezbollahun.

Ushtria izraelite thotë se goditjet ndaj Libanit kanë për objektiv vetëm pikat ku operon Hezbollahu dhe operativët e tij, që e akuzon se ka shkelur një marrëveshje për armëpushim të arritur mes palëve në nëntor 2024. Atëkohë Izraeli, për dy muaj, dërgoi trupa dhe nisi një fushatë bombardimesh. Vetë Izraeli është akuzuar se vazhdon ta shkelë “përditë” marrëveshjen e armëpushimit.

Edhe Human Rights Watch ka akuzuar më herët Izraelin për krime lufte në konfliktin e fundit me Hezbollahun. Përplasjet nisën më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve palestinezë të Hamasit brenda territorit palestinez. Raketave dhe predhave të Hezbollahut, Izraeli iu përgjigj me të njëjtën mënyrë. Që nga tetori i dy viteve më parë raportohet se në Liban janë vrarë gati 4 mijë veta, shumica civilë.

Banka Boteërore ka llogaritur që kostot e luftës për Libanin shkojnë në 14 miliardë dollarë dhe dëmet në struktura, rreth 6,8 miliardë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Danimarka do të dërgojë 850 trupa në Letoni nën rotacionin e NATO-s

Danimarka do të vendosë 850 trupa në Letoni gjatë kësaj vjeshte, si pjesë e pranisë ushtarake me rotacion të NATO-s në krahun lindor të aleancës....
14:04 | 17/06/2026

Trump: Pakti me Iranin nuk është përfundimtar, nëse nuk më pëlqen, do qëllojmë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e shpallur së fundmi me Iranin është vetëm një “memorandum mirëkuptimi” dhe se ajo...
13:41 | 17/06/2026

Pentagoni: Inteligjenca artificiale “Grok” u përdor për operacione të shpejta sulmi në konfliktin me Iranin

Ushtria amerikane ka përdorur një version të inteligjencës artificiale “Grok”, të zhvilluar nga kompania e Elon Musk xAI, për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve...
13:24 | 17/06/2026