Zaev në Bruksel: Negociatat për pranimin e Maqedonisë së Veriut të nisin sa më shpejt
Negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut duhet të fillojnë menjëherë ashtu siç ka premtuar me kohë Bashkimi Europian, kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut në takimin e zhvilluar në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se vinte në Bruksel me mesazhe që udhëheqësit e institucioneve të BE-së i dinë, i kuptojnë, i miratojnë dhe shtoi se tani është koha që BE-ja të realizojë atë që premtoi pa më shumë vonesë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj. Komisioni e njohu përparimin në raportet e tij dhe ua bëri të qartë shumë udhëheqësve të vendeve anëtare se vendi (ynë) ka një rekomandim të pakushtëzuar për të filluar negociatat,”- u shpreh Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut theksoi se ai pret një vendim për të miratuar kornizën negociuese, duke mbajtur Konferencën e parë ndërqeveritare gjatë presidencës portugeze të bllokut.
“Përfaqësuesit e BE-së e dinë dhe e kuptojnë që identiteti ynë maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë temë për negociata,” – tha Zoran Zaev.
Në Dhjetor të vitit të kaluar, Sofja vuri veton kundër miratimit të kuadrit negociator dhe fillimit të negociatave të Bashkimit Europian me Shkupin, duke shpjeguar se Maqedonia e Veriut nuk e përmbush marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe gjithashtu parashtroi kërkesën për të njohur rrënjët bullgare të identitetit dhe gjuhës maqedonase.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qeveria bullgare nuk ndryshon veton ndaj RMV-së
- “Asnjë ndërhyrje në identitetin tonë”, Zaev: Pres ende që Bullgaria të heqë dorë nga vetoja ndaj RMV
- Zef Mazi në RMV: Shtyrjet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare shtojnë lodhjen
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta