Ankimimet në KAS, Meta thirrje që të zbardhen të gjitha denoncimet për krime zgjedhore
Presidenti Ilir Meta nëpërmjet të një postimi në rrjetet sociale u është kthyer edhe një herë zgjedhjeve të 25 prillit, duke thënë se ka pasur krime zgjedhore, nga blerja e votave, keqpërdorimi i fondeve publike dhe deri tek asetet shtetërore.
Kreu i shtetit bën thirrje që këto krime duhet të zbardhen, pasi sipas tij kanë shtrembëruar vullnetin e popullit.
“Të gjitha këto denoncime për krime zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar krime zgjedhore, apo vepra të tjera penale, që kanë cenuar standardet e procesit të 25 prillit dhe kanë shtrembëruar vullnetin e zgjedhësit, duhet të përgjigjen përpara ligjit”, shkruan presidenti Ilir Meta.
“Kushdo, që ka konsumuar veprime të paligjshme, për të përfituar një mandat, duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat përmes krimeve zgjedhore, nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar”, shprehet ai më tej.
Sipas Metës, procesi zgjedhor konsiderohet i mbyllur vetëm atëherë kur edhe ankesa e fundit është shqyrtuar.
“Si Presidenti i Republikës, u bëj thirrje të gjitha institucioneve administrative dhe gjyqësore, që të shqyrtojnë me përgjegjshmëri dhe objektivitet të gjitha ankesat e parashtruara, pasi integriteti i këtij procesi ankimor, është po aq i rëndësishëm, sa dhe vet rezultati i shqyrtimit të këtyre ankesave”, shkruan më tej kreu i shtetit.
Ndërkohë ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Gjirokastrës.
Ndërsa vendimi për qarkun e Beratit do të merret në orën 15:00.
Lexoni gjithashtu:
KAS merr vendimin për qarkun e Gjirokastrës
KAS tërhiqet për të marrë vendimin për ankesat e procesit zgjedhor në qarkun Gjirokastër
Debate në KAS për ankesat e opozitës rreth procesit zgjedhor në qarkun Gjirokastër
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar