Deputeti nga pakica serbe, dështon të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet plotësisht, pasi asnjë nga kandidatët e propozuar për nënkryetar nga komuniteti serb nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Deputeti Nenad Rashiq, kandidati i propozuar nga pakica serbe, nuk arriti të zgjidhet për herë të dytë në këtë post.
Rashiq mori 56 vota pro, 1 kundër dhe 20 abstenime, duke mos arritur shumicën e kërkuar. Sipas rregullores, ai mund të rikandidohet vetëm edhe një herë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën dhe njoftoi se administrata e Kuvendit do të komunikojë më vonë datën e rifillimit të saj. Ai i ftoi partitë parlamentare në konsultime për gjetjen e një zgjidhjeje, pasi zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb është hapi i fundit për konstituimin e plotë të Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West