Jetonte i vetëm, gjendet i dekompozuar në banesë trupi i një 60-vjeçari në Korçë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen nr. 4 në qytetin e Korçës, ku trupi i një 60-vjeçari është gjetur i dekompozuar në banesën e tij.
Nga informacionet paraprake raportohet se shtetasi i identifikuar me inicialet P. S., jetonte i vetëm, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Grupi hetimor i Policisë ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për përcaktimin e shkaqeve dhe kohës së vdekjes, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 4, është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar), në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi P. S., 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes të jetës dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta