Qëlluan me kallashnikov në mes të kryqëzimit në Kombinat, kush janë të arrestuarit

23 Gusht 2025 | 11:40

Policia e Tiranës ka arrestuar Oltjon Asllani (Vodollari), 28 vjeç, dhe Serxho Bajza, 30 vjeç, si autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhu të premten në zonën e Kombinatit, ku u raportua për të shtëna mes dy automjeteve në lëvizje.

Nga hetimet dhe pamjet e siguruara, rezulton se Asllani është autori kryesor, i cili nxori një armë automatike kallashnikov nga xhami i makinës dhe qëlloi disa herë drejt një automjeti tjetër në një kryqëzim të zonës. Automjeti i shënjestruar u largua me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje mbetën gëzhoja të shumta.

Bajza, bashkëpunëtori i Asllanit, ishte në timon të automjetit dhe shërbente si shofer gjatë ngjarjes. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy grupeve, ku autori kërcënoi seriozisht jetën e dy personave të tjerë, R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., të cilët ndodheshin në mjetin e shënjestruar.

Mes dy grupeve më herët raportohet se ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta që degjeneroi në përdorimin e armës.

Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët dhe vijon kërkimin për armën e zjarrit. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

Në vijim të hetimeve, janë proceduar penalisht edhe shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M., të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në konfliktin paraprak me autorët.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026